14:34 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / B O

Ish presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 17 vite burg për korrupsion

Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut konfirmoi sot dënimin me 17 vjet burgim, për ish-presidentin Lee Myung-bak, i shpallur fajtor për korrupsion dhe përvetësim dhe i kërkoi ta paguajë një shumë prej 11,45 milionë dollarësh.

Lee, 78 vjeç, ish-president i Republikës nga 2008 në 2013, ka mohuar çdo akuzë.

Gjykata e Lartë sqaroi se ”nuk kemi zbuluar asnjë vlerësim të pasaktë në aktgjykimin e kontestuar”, në lidhje me faktet që çuan në dënimin për korrupsion dhe për shpërdorim të pushtetit.|

Lee është presidenti i katërt i Koresë së Jugut që dënohet me burgim në kohën e mbarimit të mandatit. Pas gjykimit në shkurt, Lee u la i lirë me kusht, në pritje të përgjigjes nga Gjykata e Lartë.