Ish-presidenti i Milanit: Eliot nuk e sheh klubin si unë

Ish-presidenti i Milanit, Yohong Li është rikthyer të flasë për klubin kuqezi të cilin e humbi në vitin 2018 për borxhet e papaguara ndaj fondit “Eliot”.
Pavarësisht sesi shkoi situata e klubit, presidenti kinez shprehet se ka pasur plane të mëdha për merkaton në mënyrë që të gëzonte tifozët, ndërsa theksoi se mbi të gjitha Milani ishte pasion për të.
Për më tepër foli dhe për ofertën e Rocco Commisso, të cilën e quajti ofenduese.
Merkato- Gjatë eksperiencës tonë dëshironim t’i bënim të lumtur tifozët dhe në merkato. Cristiano Ronaldo? Nuk dua të hy në detaje por ishin shumë lojtarë të mëdhenj që kemi shqyrtuar.
Humbja- Milani nuk ishte thjesht investim për mua, por mbi të gjitha pasion. Ishte shumë e vështirë ta humbja. Nuk mendoj se Elliot e shikon klubin ashtu si unë. Kanë qëllime të tjera.
Commisso- Ajo që ofroi Commisso ishte ofendim dhe shaka për ne, sepse po flasim për Milanin. Ai u mashtrua nga këshilltarët e tij që ishin injorantë dhe arrogantë. Nuk dëshironim të kumbisnim kohë me të, sepse kishim oferta më të rëndësishme dhe mbi të gjitha gjëra më të rëndësishme për të menduar.