75 Mall Live Search
21:44 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Ish presidenti i Serbisë Tadiq: “Plani im ka qenë që të mbajmë sovranitetin mbi Kosovën”

Ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiq ka deklaruar që marrëveshjet e Brukselit duhet të rishikohen.

Tadiq që kryeson Partinë Social Demokrate, ka thënë se qëndrimi i tij vazhdon të jetë kundër pavarësisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Është krijuar një situatë jashtëzakonishtë e rrezikshme dhe besoj se duhet të rishikohen marrëveshjet e Brukselit që janë arritur mes Serbisë dhe Kosovës. Gjithmonë kam dashur të gjendet një zgjidhje.

Nuk jam në favor të Kosovës së pavarur. Plani im ka qenë që Serbia ta mbajë sovranitetin mbi Kosovën dhe këta të fundit të mos kenë ulëse në Kombet e Bashkuara. Ky është ende qëndrimi im” ka thënë Tadiq për RTV Vojvodina. /Indeksonline/