75 Mall Live Search
19:37 / E Diele, 22 Mars 2020 / indeksADMonline

Ish-presidenti i skuadrës italiane vdes nga koronavirusi

Koronavirusi ka pushtuar shumë keq Italinë duke u bërë shteti më i dëmtuar nga kjo pandemi.

Deri më tani në gadishullin Apenin kanë vdekur mbi 5000 persona, shkruan Indeksonline.

Koronavirusit nuk ka mundur t’i shpëtoj as ish-presidenti i skuadrës italiane të Serie C, Pergolettese, Andrea Micheli.

Ai ka vdekur në moshën 37 vjecare pasi ishte infektuar me virusin, COVID-19.

Micheli kishte dalë pozitiv me koronavirus prej disa ditësh dhe mbrëmjen e kaluar kishte shfaqyr komplikacione të shumta dhe fatkeqësisht ka humbur jetën. /IndeksOnline/