07:32 / E Martë, 12 Nëntor 2019

Ish-Presidenti Jimmy Carter, shtrihet në spital

Ish-Presidenti amerikan Jimmy Carter, u shtrua në një spital në Atlanta, të hënën në mbrëmje.

Sipas një zëdhënësi të tij, Carter, do t’i nënshtrohet një procedure për të lehtësuar trurin pas problemeve që u shfaqën pas rënies së tij të fundit.

Carter pësoi tri rënie këtë vit. Ai së pari u rrëzua në pranverë pastaj në tetor.

Ai dhe gruaja e tij së fundmi u bënë çifti presidencial I martuar më gjatë, duke tejkaluar George dhe Barbara Bush, me më shumë se 73 vjet martesë. Presidenti i 39-të i mbijetoi gjithashtu një diagnoze të rëndë të kancerit në vitin 2015.