Ish-presidenti rus paralajmëron Trump pas kërcënimeve për sanksione: Çdo ultimatum është një hap drejt luftës

Në një postim në “X”, nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev, nisi një sulm të drejtpërdrejtë ndaj presidentit të SHBA-së Donald Trump, me rastin e deklaratave të tij të fundit mbi armëpushimin në Ukrainë dhe sanksionet kundër Rusisë.
Medvedev akuzoi Trumpin se po luan lojëra të rrezikshme me Rusinë, duke lëshuar vazhdimisht ultimatume të reja.
“Ndonjëherë 50 ditë, ndonjëherë 10, Trump nuk duhet të harrojë dy gjëra: Së pari, Rusia nuk është as Izraeli dhe as Irani. Së dyti, çdo ultimatum i ri është një kërcënim dhe një hap drejt luftës. Jo midis Rusisë dhe Ukrainës, por me vendin e tij”, shkroi Medvedev në X.
Në fund të postimit të tij, Medvedev bëri një koment sarkastik, duke i bërë thirrje Trump të mos ndjekë rrugën e ‘sleeping Joe’, duke iu referuar ish-presidentit amerikan, Joe Bidenit.
Trump's playing the ultimatum game with Russia: 50 days or 10… He should remember 2 things:
— Dmitry Medvedev (@MedvedevRussiaE) July 28, 2025
1. Russia isn't Israel or even Iran.
2. Each new ultimatum is a threat and a step towards war. Not between Russia and Ukraine, but with his own country. Don't go down the Sleepy Joe road!
Presidenti i SHBA-së tha se po i jep Moskës dhe Kievit një afat prej 50 ditësh për të arritur një marrëveshje, duke kërcënuar në të kundërt se do të vendosë tarifa tregtare 100% jo vetëm për Rusinë, por edhe për vendet që bashkëpunojnë me të.
Megjithatë, të hënën, Trump u shfaq edhe më i paduruar, duke shprehur zhgënjim me Moskën dhe duke e shkurtuar afatin në 10-12 ditë.