75 Mall Live Search
22:49 / E Diele, 06 Shtator 2020 / C E

Ish-Presidenti Sejdiu: Nuk po gjykohet UÇK, por individë brenda UÇK-së

Nuk po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës nga Gjykata Speciale thotë ish-Presidenti Fatmir Sejdiu.

Për Sejdiun, UÇK e ka bërë punën e vet me dëlirësinë më të madhe të shpirtit, por mund të ketë individë që, eventualisht, mund të kenë bërë veprime të kundërligjshme.

“Jo unë këtë do t’i ndaja, absolutisht. Nuk është problemi i UÇK-së si formacion. Ajo e ka dhënë fjalën e vet do të thoja, simbolikisht, ka bërë punën e vet dhe ka pasë djem dhe vajza që thjesht, me dëlirësinë më të madhe të shpirtit të tyre kanë shkuar dhe shumë kanë rënë dhe të tjerë që e kanë bërë luftën. Mund të ketë individë, është çështje e asaj që të verifikohet për secilin që kanë bërë punë eventualisht që janë të kundërligjshme. Prandaj unë do të veçoja këtë në këtë drejtim. Dhe nuk e kuptoj atë pjesën e përgjigjeve apo akuzave të shumta që bëhen” – ka thënë Sejdiu për Indeks-Intervistë, prodhim i Indeksonline.