12:19 / E Mërkurë, 11 Tetor 2017 / indeksADMonline

Ish- presidenti Sejdiu: Tash jam mirë, shpejt u kthehem aktiviteteve të përditshme

Ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, përmes rrjetit social ka njoftuar për gjendjen e tij shëndetësore.

Ai ka thënë se ndjehet dhe se së shpejti do t’i rikthehet aktiviteteve të përditshme.

Postimi i Sejdiut:

Të dashur miq,

Ju falënderoj të gjithëve për kujdesin dhe kurajon që më dhatë që të kapërcej këto ditë një sfidë te papritur shëndetësore. Tani ndjehem mirë dhe për pak kohë do t’u kthehem aktiviteteve të përditshme.

Me këtë rast falënderoj ekipin mjekësor të udhëhequr nga Dr. Besnik Kojcici për ekspertizën e treguar për shërimin tim.

Temat: