Ish presidenti Thaçi po qëndron në Kosovë, familjarët e tij shkojnë ta vizitojnë në selinë e EULEX-it

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Kosovë. Ai dje ishte tek varri i babait të tij në Burojë.
Ndërsa, gjatë ditës së sotme, ish-presidenti Thaçi pritet të takohet me familjarët e tij, konkretisht vëllezërit.
Ata po e vizitojnë në selinë e EULEX-it, afër Fushë Kosovës.




