Ish-Presidenti Topi: Njoh njerëz që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit, por nuk flas dot

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi deklaroi sot se njeh shumë persona, si publikë ashtu edhe në jetën e tij private, të cilët kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit në periudhën komuniste, por nuk mund të flasë, për shkak të postit që ka mbajtur.
Në një intervistë për Euronews Albania, Topi u shpreh se këta persona sillet në mënyrë të çuditshme, sikur nuk kanë qenë bashkëpunëtorë dhe nuk ka ndodhur asgjë.
Sipas tij, ligji për hapjen e dosjeve u iniciua për një njeri specifik, shtetasin I.M, që dyshohet të jetë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
“Asgjë e re, është një fabul që e dëgjojmë prej 32 vitesh. Është një detyrim që politika duhet ta kishte realizuar prej vitesh. Tashmë, duket sikur ky ligj po miratohet në mënyrë specifike për një njeri. Nuk është më një problem prioritar i kohës. E kam kërkuar me ngulm që dosjet duhet të hapen. Natyrisht, dosjet në do të kërkohen të hapen, do ta tregojnë”, ka thënë Topi.