Ish-presidentin e Kinës, papritmas, e shoqërojnë për të dalë jashtë nga kongresi i partisë (VIDEO)

Ish-udhëheqësi kinez Hu Jintao është larguar nga ceremonia e mbylljes së Kongresit të Partisë Komuniste.
79-vjeçari me pamje të dobët ishte ulur pranë presidentit aktual Xi Jinping kur u largua nga zyrtarët, ndërkaq nuk u dha asnjë shpjegim në lidhje me largimin e tij.
Pas kongresit njëjavor, partia komuniste pritet të konfirmojë Xi Jinpingun, 69 vjeç, për një mandat të tretë historik.
Ngjarja, e mbajtur në Pekin çdo pesë vjet, forcoi pozicionin e tij si udhëheqësi më i fuqishëm i Kinës që nga Mao Ce Duni.
Hu Jintao, i cili mbajti presidencën midis 2003 dhe 2013, ishte në skenë kur dy zyrtarë iu afruan atij. Ai i tha diçka Xi Jinping, i cili ia ktheu kokën.
Më pas Jintao u shoqërua nga dy zyrtarë për t’u larguar nga Salla e Madhe e Popullit.
Pamjet e Hu Jintao-s që i kërkohet të largohet nga skena po tërheqin vëmendjen globale, ndërsa njerëzit përpiqen të kuptojnë atë që sapo ka ndodhur. Ka shumë pyetje dhe asnjë përgjigje deri më tani nga qeveria kineze.
Ish-udhëheqësi i vendit, në një moment, u shfaq ngurrues për të lëvizur.