Ish-presidentja e Kosovës shkëlqen edhe në rozë
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot ka marrë pjesë në ecjen tradicionale kundër kancerit të gjirit në Prishtinë, shkruan Indeksonline.
E veshur në “rozë”, ajo po dukej mjaft bukur, duke bërë që e tërë vëmendja të jetë tek ajo.
Ajo përmes një postimi tha se numri i të prekurve nga kanceri i gjirit po shtohet cdo vit e më shume dhe kjo duhet të na bëjë të reflektojmë në rëndësinë e ngritjes së vetëdijes për këtë sëmundje dhe shtimin e masave parandaluese për përkeqësimin e saj dhe diagnostifikimin e hershëm.
Postimi i plotë:
Sot, si cdo vit tjetër, morra pjesë në ecjen tradicionale kundër kancerit të gjirit, në shenjë përkujtimi për ata që i kemi humbur në këtë betejë, në shenjë solidarizimi me familjarët të cilët ju qëndrojnë pranë atyre që janë duke luftuar dhe në shenjë mirënjohjeje për qëndrueshmërinë e kurajon për jetë që I karakterizon ata që janë duke luftuar tani.
Numri i të prekurve nga kanceri I gjirit po shtohet cdo vit e më shume dhe kjo duhet të na bëjë të reflektojmë në rëndësinë e ngritjes së vetëdijes për këtë sëmundje dhe shtimin e masave parandaluese për përkeqësimin e saj dhe diagnostifikimin e hershëm.
Falenderoj Zonjën Nafije Latifi për punën e vazhdueshme dhe për vullnetin e pakrahasuar në ngritjen e vetëdijes për kancerin e gjirit. Në këtë luftë jemi së bashku. Nuk jeni vetëm! Pëballja me këtë sëmundje nuk është e lehtë por së bashku mund t’ia dalim me pak vullnet, empati e përkushtim./Indeksonline/