75 Mall Live Search
18:17 / E Diele, 06 Qershor 2021 / AR

Ish-presidentja has në gjarpër gjatë ecjes në Gërmi, apelon për kujdes

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga sot gjatë ecjes në Gërmi hasi një gjarpër.

Duke postuar një video teksa shihet gjarpri, Jahjaga bëri thirrje për kujdes dhe vëmendje të shtuar gjatë kohës në natyrë, shkruan Indeksonline.

“Gjatë një ecje në Parkun e Gërmisë, sot hasa në këtë gjarpër. Ju bëjë thirrje të keni kujdes dhe vëmendje të shtuar gjatë kohës në natyrë, pasi që ata po shihen shumë shpesh tanimë që koha është ngrohur”, shkroi ajo.