14:00 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ish Presidentja Jahjaga ngushëllon familjen Agani

Bashkëshortja e veprimtarit të shquar dhe njëherësh edhe nënkryetarit të LDK-së, Fehmi Agani ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme.

E ngushëllime familjes e pikëllim ka shprehur edhe ish Presidentja e Kosovës, Atfete Jahjaga përmes një postimi në “Facebook”.

Jahjaga është shprehur se familja Agani i ka dhënë shumë Kosovës dhe ka merita të pakontestueshme në shtet ndërtim./Indeksonline/

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

E pikëlluar me ndarjen nga jeta të Sadije Aganit, gruas së veprimtarit të ndjerë, Fehmi Agani.

Familja Agani i dha shumë këtij vendi dhe ka merita të pakontestueshme në procesin e shtet-ndërtimit të Kosovës.

Ngushëllime familjes! I lehtë i qoftë dheu!