75 Mall Live Search
10:34 / E Diele, 25 Korrik 2021 / AR

Ish presidentja Jahjaga: Thellësisht e prekur nga aksidenti tragjik në Kroaci

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka reaguar pas lajmin për nja aksident tragjik në Kroaci ku kanë vdekur 10 persona dhe shumë të tjera janë lenduar, transmeton “Indeksonline”.

Kujtojmë se autobusi po barte pasagjerë nga Frankfurti për në Kosovë.

Postimi i plotë i Jahjages:

Thellësisht e prekur nga aksidenti i sotëm në Kroaci i një autobusi që po barte pasagjerë nga Frankfurti për në Kosovë.

Ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa të mbijetuarve ju uroj shërim sa më të shpejt!

Siguria në komunikacion në kohën e pushimeve verore vazhdon të mbetet sfidë për autoritetet lokale e rajonale! Duhet të shtojmë kujdesin gjatë vozitjes si preventivë dhe të shqiptojmë masa më të rrepta për ata që cenojnë sigurinë në komunikacion!