Ish-presidentja zgjedh që vikendin ta kalojë në natyrën e mrekullueshme të Kosovës

Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka zgjedhur që këtë vikend ta kalojë duke parë bukuritë natyrore të Kosovës.
Jahjaga eci drejtë maleve të Kosovës, saktësisht drejtë Liqenit të Kuqishtës dhe atij të Drelajve, transmeton Indeksonnline.
Siç duket ish-presidentja ka vendosur që tanimë që moti po ndryshon t’i kushtojë më tepër kohë natyrës.

Postimi i plotë:
Një ecje fantastike në malet e mrekullueshme të Kosovës. Sot, eca shtegut më të bukur të Rugovës drejtë Liqenit të Kuqishtës dhe atij të Drelajve.
Falemnderit Granit Temaj nga Alpventurer për udhëqjen përgjatë shtegut.




