75 Mall Live Search
10:02 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / B O

Ish-Princesha e Katarit është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj!

Ka vdekur ish princesha e Katarit, Kasia Gallanio në moshën 45 vjeçare. Policia e gjeti trupin e saj të dielën në shtëpinë e saj në Marbella, Spanjë.

Rrethanat e vdekjes janë misterioze. Gallanio e lindur në Los Angeles është ish-gruaja e Abdelaziz bin Khalifa Al-Thani (73), xhaxhai i emirit të Katarit , me të cilin ajo është përfshirë në një betejë ligjore për kujdestarinë e tre vajzave të tyre.

Oficerët e policisë, të shoqëruar nga portieri, kanë hyrë në shtëpinë ku kanë gjetur trupin e Gallanio-s në shtrat dhe pas ekzaminimit fillestar kanë konstatuar se nuk kishte shenja dhune apo ndërhyrje nga jashtë.

Testet fillestare duket se tregojnë se shkaku i vdekjes së Gallanio mund të jetë një mbidozë e drogës, raportojnë mediat franceze. Por miqtë e afërt mohojnë që ish-princesha ka marrë drogë./Indeksonline/