Ish-prokurori në gjyqin kundër Millosheviqit: Nëse katërshja e UÇK-së dënohet, do të jetë barrë e rëndë për Kosovën
Ish-prokurori i Tribunalit të Hagës, Geoffrey Nice, ka komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ai ka bërë me dije se nëse dikush nga katërshja e madhe e UÇK-së dënohet do të ketë pasoja për Kosovën.
Në një intervistë për emisionin Politoco, ai ka thënë se dënimi i tyre do të jetë një barrë e rëndë për shtetin e Kosovës.
“Nëse dënohen këta burra, do të jetë barrë për shtetin dhe në këtë fazë të zhvillimit për shtetin nuk është diçka që mund ta bartni lehtë mbi supe”, ka thënë Nice, i cili ka qenë njëri nga prokuroret kryesor në procesin kundër Sllobodan Millosheviqit.
A ka thënë edhe detaje të tjera.
“Unë mendoj se më mirë është të mos them asgjë. Natyrisht, nëse këta burra, ndonjëri prej tyre, dënohet, atëherë do të kërkohej ekzaminim i hollësishëm i rolit të tyre”, është shprehur ai.

