17:48 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Ish-redaktori kërkon që ta padisini Kinën, nëse të afërmit tuaj vdesin nga koronavirusi

Në një bisedë nëse media po shkakton panik mbi koronavirusin, një ish-redaktor ka sugjeruar që nëse humbni një të dashur ndaj virusit, duhet të padisni qeverinë kineze.

Kelvin MacKenzie, i cili më parë ka punuar në “The Sun”, ka kërkuar që njerëzit të ndërmarrin veprime juridike kundër Kinës nëse një i dashur vdes për shkak të koronavirusit, duke i inkurajuar njerëzit të ‘ndjekin qeverinë’, transmeton Indeksonline.

Ai e ka etiketuar Kinën si një “regjim të neveritshëm”, duke shtuar se pasi që koronavirusi filloi në Kinë, qeveria duhet të mbajë përgjegjësi.

“Nëse ndonjë nga të afërmit tuaj vdes, unë po ju bëj thirrje të gjithë shikuesve tuaj që ta padisni qeverinë kineze”, tha ai.

Më tutje shtoi: “Kina është një vend i pështirë, aty me sa duket kafshët dhe njerëzit janë bërë bashkë, dhe e kanë shkaktuar këtë virus”./Indeksonline/

Image result for kelvin mackenzie