75 Mall Live Search
17:24 / E Premte, 03 Shtator 2021 / A. M.

Ish-reperi Big Bossidy këndon aq bukur sa nuk mund ta paramendoni por tashmë një stil krejt tjetër

Alban Kozhani, ish-reperi Big Bossidy, ka vendosur të këndojë ilahi dhe këngë me karakter fetar islam dhe kombëtar.

Ai tashmë erdhi me projektin që i dedikohet babait të tij, dhe gjithçka bazohet në realitet. Kujtojmë që babai i Albanit ndërroi jetë si pasojë e Covid-19, ndërsa pas vete la bashkëshorten me fëmijët.

Projekti është realizuar me ilahistin Armend Beqiri, i diplomuar ne Univerzitetin e Al-AzHar. Albani është nga qyteti i Ferizajt dhe jeton e vepron në Kanada, duke qenë bashkë me vëllezërit e tij shumë të sukseshëm në biznes në Kanada. Kanë rekrutuar shumë kosovarë nga Kosova dhe i kanë punësuar në Kanada.