75 Mall Live Search
11:12 / E Hënë, 16 Qershor 2025 / L A

Ish-reprezentuesi i Zvicrës merr drejtimin e Baselit

Ish-reprezentuesi i Zvicrës, Ludovic Magnin është emëruar trajneri i ri i Baselit.

Ai zëvëndësoi trajnerin e deritanishëm, Fabio Celestini i cili u largua nga skuadra pas përfundimit të sezonit, ku fitoi Ligën dhe Kupën në Zvicër.

Magnin, do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me kampionin aktual të Zvicrës.

Magnin, kishte qenë edhe lojtar ku arriti të luante në dy Botërore, në atë të vitit 2006 dhe 2010.

Ai së fundi ishte trajner i skuadrës Lausanne Sport, në të cilën kaloi tre vite./IndeksOnline/