Ish-sekretari i KOK-ut ia përmend disa dështime ministrit Çeku

Ish-sekretari i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj ka pasur kritika për ministrin e Sportit, Hajrulla Çeku.
Haxhijaj ka reaguar pas deklaratave të Çekut në emisionin “Frontal” ku ka thënë se ka anuluar 200 projekte kapitale në sport duke i cilësuar si jo të planifikuara mirë.
Ai e quan Çekun si ministër të dështuar duke thënë se shpreson që të paktën ai t’i ketë 2 projekte të planifikuara mirë për dy vite sa është në mandat.
Haxhijaj vazhdon duke thënë se buxheti i ministrisë duhet të shpenzohet plotësisht dhe jo vetëm 9% që është shpenzuar deri më tani.