Ish-sekretari i MINT-it, Irfan Lipovica po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Irfan Lipovica është ftuar për herë të dytë për intervistim nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Lipovica ka hezituar të fliste nëse është thirrur për intervistim në rastin e rezervave shtetërore, ndërkohë avokati i tij tha se nuk e di arsyen e ftesës.
“Është vetëm një ftesë. Nuk e dimë as për çka është një ftesë për intervistim, kjo është intrvistimi i dytë, nuk e dimë as për cfarë rasti është”, tha avokati i tij.