Ish-sekretari i NATO-s vizitë në Kosovë, në 15-vjetorin e Pavarësisë

Ish-sekretari gjeneral i NATO-s, Lord George Robertson, ndodhet për vizitë në Kosovë, në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Britaniku Robertson ishte në Kuvendin e Kosovës derisa po mbahej seanca solemne e Kuvendit.
Lordi Robertson ishte sekretar gjeneral i NATO-s nga viti 1999 deri në vitin 2003.