75 Mall Live Search
21:46 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ish-sekretarit të Vetëvendosjes i pengoi shumë ky person

Dardan Molliqaj kundërshtoi ashpër një propozim të Albin Kurtit që Vetëvendosja të futet në koalicion me partinë “Fjala” të Gëzim Kelmendit. Sipas tij, koalicion me Kelmendin është në kundërshtim të statutit të partisë, transmeton Indeksonline

“Qëndrimet e Vetëvendosjes kanë qenë korrekte dhe progresive. Ne nuk kemi ra asnjëherë në grackën e islamo-fobisë. Problemet i kam dy momente; Shoh një tendencë të vetëdijshme dhe pavetëdijshme mbi fenë. Unë fenë e shoh si të drejtë individuale për besim dhe në të njëjtën kohë që unë nuk jam pajtu që të kemi koalicion me Partinë “Fjala” të Gëzim Kelmendit, unë nuk jam kanë dakord.  Unë s’jam edhe për bashkim kombëtar dhe me bo koalicion me dikën që ka ofendu figura kombëtare, Skenderbeun”, ka thënë ai në “Klan Kosova”.