Ish-serbi i Lazios e i Juventusit plagoset me armë, në Greqi

Ish-futbollisti serb i Lazios e Juventusit, Darko Kovaçeviq është plagosur me armë zjarri në Greqi. 46-vjeçari serb ishte viktimë e një sulmi me armë zjarri, në Athinë.
Mediat greke raportojnë se gjendja e ish-futbollistit është jashtë rrezikut për jetën.
Kovaçeviq është plagosur para shtëpisë së tij nga persona të panjohur.
Ai për 6 vjet ishte edhe lojtar i Real Sociedadit, para se të luante te Olimpiakosi grek./Indeksonline/
