11:17 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ish-shefi i shërbimit sekret pyetet se ku gjendet Nikola Gruevski

Ish drejtori i policisë sekrete Sasho Mijallkov i cili njëherit është edhe kushëri i Nikolla Gruesvkit, nuk e din se ku është dhe ku fshihet Gruesvki.

Mijallkovi sot u paraqit në seancën gjyqësore për rastin “Titanik 2” dhe gjatë hyrjes në Gjykatë i pyetur nëse e din se ku ndodhet Gruesvki, u përgjigj shkurt se nuk e din.

Ndryshe ndaj Gruesvkit është shpallur flet-arrest kombëtarë, pasi që nuk u paraqit në burgun e Shutkës për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetëve.

Vlen të theksohet se fotografija e ish kryeministrit Nikolla Gruevski është publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme, gjegjësisht në kategorinë e personave të pakapshëm për policinë për të cilët është lëshuar urdhër arresti.