75 Mall Live Search
10:27 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ish-shërbëtorja e Michael Jackson: Ai ishte një pedofil

Adrian McManus ka punuar si shërbëtorja personale e këngëtarit të famshëm, Michael Jackson, për katër vite në shtëpine e tij ‘Neverland’ dhe nuk ka dyshime që ai ishte një pedofil.

Në një intervistë me ‘Daily Mail Tv’ ajo kishte thënë që Michael gjithmonë ka sjellur djem të ri në dhomën e tij të fjetjes dhe pasi që ai kishte dal ajo kishte gjetur shumë gjëra të pahijshme në dhomë si të brendshme të tij dhe të fëmijëve dhe poashtu i kishte parë ata të endeshin në shtëpi të zhveshur.

‘Michael Jackson ishte një pedofil  lakmitar i cili abuzoi seksualisht me shumë fëmijë, i xhiroi këto  të gjitha dhe pastaj i fshehte në një librari sekrete që ndodhej në këtë shtëpi.Unë nuk e pyeta kurrë për asgjë pasi që ai ishte shefi im dhe unë i kisha vetëm detyrat e mia”- tha McManus.

10 vite pas vdekjes së mbretit të zhanrit Pop, dy viktima, Wade Robson dhe James Safechuck, u rrëfyen për abuzimet që ai i’u kishte bërë.

‘Ne nuk mund t’iu tregojmë njerëzve se çfarë bëjmë.Njerëzit janë injoranta dhe nuk do të mund ta kuptonin kurrë se kjo është mënyra se si ne e shfaqim dashurinë për njëri tjetrin.Nëse ndokush e merr vesh këtë gjë, karriera dhe jeta jonë do të marr fund.”- i’u kishte thënë Michael djemve të rinj.

Pas këtyre rrëfimeve edhe shërbëtorja e tij tha që nuk është e shokuar, ajo jetone me atë, e dinte çfarë po ndodhte.

Ndryshe Michael ishte një ikonë të cilin të gjithë e adhuronin. Në vitin 2009 ai vdiq nga mjeku i tij personal , Conrad Murray./Indeksonline