13:03 / E Mërkurë, 14 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Ish-shoqja më e mirë e Meghan Markle jep mesazhin e koduar pas dokumentarit të bujshëm

Meghan Markle dhe Jessica Mulroney dikur ishin mikesha shumë të mira kur Meghan u transferua në Kanada për të filmuar Suits. Megjithatë, dy vajzat patën një grindje në vitin 2020. Jessica kërkoi falje, duke e përshkruar Meghan si një nga “shoqet e saj më të ngushta”, por dukesha thuhet se i dha fund miqësisë së tyre.

Fansat mbretërorë vunë re se Jessica ndau një njoftim me një mesazh në Instagram, përpara publikimit të pjesës së dytë të dokumentarit ” Harry dhe Meghan “, i cili do të shfaqet më 15 dhjetor në Netflix.

Jessica, 42 vjeçe, postoi një klip si një histori në Instagram, duke shkruar: “Gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë ishte të mësoja se si të largohesha nga turma”. Traileri i ri i pjesës së dytë të “Harry dhe Meghan” madje ka ndarë publikun.

Një numër i madh i përdoruesve të rrjeteve sociale kanë arritur në përfundimin se kjo do të shënojë fundin e marrëdhënies së çiftit me familjen mbretërore. ” në mendoj se kjo do të jetë goditja përfundimtare për marrëdhëniet familjare…”, shkroi një në Twitter.

Pjesa e dytë e serialit Netflix të Harry dhe Meghan Markle do të publikohet të enjten, më 15 dhjetor, në të njëjtën ditë me festën e Krishtlindjeve të Kate Middleton në Westminster Abbey.