75 Mall Live Search
19:00 / E Hënë, 01 Maj 2023 / AR

Ish-sindikalisti: Kurti i la punëtorët dhe pensionistët në fund të pusit

Ish-sindikalisti, Ndue Kalaj ka thënë se Qeveria Kurti i ka lënë në fund të pusit pensionistët dhe punëtorët.

Sipas tij, kjo qeveri e ka bërë prioritet çështjen e veriut të Kosovës, shkruan Indeksonline.

Kalaj u shpreh se gjatë asnjë qeverisje tjetër, qytetarët nuk kanë qenë në gjendje më të rëndë ekonomike.

Madje ai thotë se Kurti i ka lënë plotësisht punëtorët dhe pensionistët në pozitën më të rëndë që munden me qenë.

“Ato çka thotë Kurti nuk janë të vërteta sepse ai që dy vjet e gjysmë as nuk ka rritur pensione dhe as pagën minimale. Shikoni çfarë rritje enorme e çmimeve, çfarë inflacioni ka dhe paga minimale e cila është më së paku që 10 vjet, 175 euro sot, Kurti edhe pas dy vjetëve e gjysmë e mban të njëjtën dhe nuk i dimë arsyet”.

“Kurti në bazë të programit të punës që e ka paraqitur,  është duke u munduar ta maskojë sepse Kurti çështjen e veriut e ka pasur në diskutimin e 7-të apo 8-të, sot e ka qitur të parin ndërsa qytetarët, pensionist i ka lënë në fund të pusit. Më keq janë sot me Qeverinë Kurti sesa me kryeministrat tjerë. Ky i ka lënë plotësisht punëtorët dhe pensionistët në pozitën më të rëndë që mundem me qenë. Çka është puna e tij nuk e dimë”, tha ai në Info Magazine./Indeksonline/