Ish-sulmuesi i Monacos dënohet me dy vjet burgim

Ish-lojtari i Monacos e Sevillës, Wissam Ben Yedder është shpallur fajtor për sulm seksual.
Ben Yedder, i cili nuk ishte i pranishëm në gjykatë pasditen e sotme, dënohet me dy vjet burgim.
Po ashtu i është njoftuar edhe detyrimi për përkujdesje dhe dëmshpërblim për viktimën në shumën 6500 euro (5000 për dëm moral dhe 1500 për shpenzime ligjore).
⚖️ Wissam Ben Yedder est déclaré coupable de tous les faits qui lui sont reprochés et condamné à deux ans de prison avec sursis.https://t.co/EUNQ3pQx9g pic.twitter.com/IPFP4uQVzg
— RMC Sport (@RMCsport) November 12, 2024
Ben Yedder mori gjithashtu një gjobë prej 5,000 eurosh dhe një pezullim të lejes së drejtimit të tij për një periudhë prej gjashtë muajsh, mirëpo, automjeti i të atit iu kthye.
Ben Yedder së fundi ka luajtur për Monacon, ku ishte pjesë nga viti 2019, ndërsa po ashtu ka luajtur për skuadra si Sevilla dhe Toulouse./IndeksOnline/