17:51 / E Premte, 18 Gusht 2023 / Gj. Sh

Ish-sulmuesi i Realit pranë transferimit te Milani

Milani është ende në kërkim të një sulmuesi si alternativë të vlefshme për Olivier Giroud.

Pas tentativës së pasuksesshme për Moise Kean, një tjetër lojtar i Serisë A është afruar për kuqezinjtë.

Bëhet fjalë për Luka Jovicin, sulmues i Fiorentinës, i cili mësohet se i është ofruar skuadrës së trajnerit Stefano Pioli.

Kontrata e Luka Jovicit me Fiorentinën skadon më 30 qershor 2024, por në rast mosshitjeje përpara kësaj date, do të bëhej rinovimi automatik për dy sezone të tjera.

Luka Jovic e përfundoi sezonin e tij të parë në Firence duke shënuar 13 gola në 50 paraqitje gjithsej: 6 gola në Serinë A, 6 në Conferennce League dhe një në Kupën e Italisë.