Ish-sulmuesi uruguajan ndryshon karrierë, do të debutojë në sportin e tenisit

Një legjendë e futbollit do t’i kthehet sportit, por jo në atë që jemi mësuar ta shohim.
Bëhet fjalë për ish-sulmuesin uruguajan, Diego Forlan, i cili do të bëjë debutimin e tij në sportin e tenisit.
Forlan 45-vjeç, pritet të marrë pjesë në “Uruguay open”, përkrah tenistit Federico Coria.
Ndërrimi i sportit nga Forlani nuk është i papritur. Ish-reprezentuesi i Uruguait ka luajtur gjithmonë tenis dhe ishte një junior premtues, përpara se të zgjidhte të ndiqte një karrierë në futbollin profesionist.
Forlan, gjatë karrierës së tij luajti për skuadra të mëdha si Manchester Unitedi, Villarreali, Atletico Madridi dhe Interi./IndeksOnline/