75 Mall Live Search
19:14 / E Hënë, 14 Korrik 2025 / Burim

Ish-talenti i Liverpoolit nënshkruan me skuadrën kosovare

Prishtina e Re po vazhdon të forcohet para fillimit të sezonit të ri.

Klubi nga Prishtina sot ka prezantuar sulmuesin e ri, Toni Gomes.

26-vjeçari portugez i bashkohet skuadrës pas një karriere në arenën ndërkombëtare, raporton IndeksOnline.

Gomes ka qenë pjesë e grupmoshave U17 dhe U18 të Portugalisë, si dhe ka përfaqësuar kombëtaren A të Guinea-Bissau.

Ai u formua në akademinë e famshme të Liverpool FC, duke kaluar nga grupmoshat e ulëta deri te Liverpool U23, përpara se të transferohej te Arouca në elitën portugeze dhe së fundmi të luante në Korenë e Jugut me Seongnam FC. /IndeksOnline/

Postimi i plotë i kubit: