11:07 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

Ish të burgosurit vizitë në Dubravë, vendin ku ndodhi masakra, kryetari i pret në takim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i ka pritur në takim ish të burgosurit e Dubravës që i mbijetuan masakrës së tmerrshme në burg para 20 viteve.

Takimi me ta ka ndodhur para se ata të vizitojnë vendin ku ndodhi masakra e tmerrshme 20 vite më parë.

“Ata sot përkujtojnë 20 vjetorin e një masakre të tmerrshme që ndodhi dikur në Burgun e Dubravës.

I kam vizituar dhe jam takuar me ta para se të nisen sot, për në vendin ku ka ndodhur historia para 20 viteve, pra në Burgun e Dubravës ku do të mbahet tubimi përkujtimor.

Kontributin e tyre për lirinë e vendit duhet ta nderojmë dhe natyrisht përkulemi me respekt për të rënët si nga komuna jonë dhe e gjithë Kosova” shkruan Muharremaj në njoftim./Indeksonline/