10:33 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Ish të dashurit ishin të kënaqur me të, ia paguan operacionet plastike

Një modele ka zbuluar se ish-të dashurit e saj kanë paguar çdo gjë që të ketë “pamje perfekte si kukull Barbie”.

Paulina Candy është 24 vjeçe dhe jeton në Londër. Ajo bëri ndërhyrjen e parë në moshën 18-vjecare në gjoks. Pas kësaj, pati të tjera operacione në të pasme, buzë, faqe dhe hundë që kushtuan plot 50 mijë paund.

Të gjitha shpenzimet i mbulonin meshkujt, të cilët i jepnin kurajo të bënte më shumë ndërhyrje.

“Partnerët e mi të mëparshëm ishin shumë të lumtur për jetën tonë seksuale dhe më inkurajuan që të bëhem më e madhe dhe më ndihmuan financiarisht që të kem përmasa gjigande. Gjithmonë kam pasur problem që të gjej personin e duhur në një lidhje, gjë që është shumë e gabuar rreth të qenit shumë seksuale. Njerëzit thonë se dukem si pornostare. Unë dua të jem e tillë vetëm për një person. Kam një numër të madh meshkujsh që duan të dalin me mua, por për momentin jam beqare”, tregoi ajo për “Femail”.

Paulina shtoi se ndjek dietë strikte për të ruajtur linjat pasi ka dashur gjithmonë të dukej si një kukull.