75 Mall Live Search
15:02 / E Diele, 13 Korrik 2025 / L A

Ish-trajneri francez: Nëse PSG fiton ndaj Chelseat, Dembele “Topin e artë” në xhep

Ish-trajneri francez, Pascal Dupraz, e ka cilësuar Ousmane Dembelen si një nga favoritët kryesorë për të fituar Topin e Artë 2025.

Ai deklaroi se në rast Paris Saint Germain, fiton sonte kundër Chelseat në finalen e Kupës së Botës për Klube më 13 korrik mund ta çojë Dembelen drejt trofeut individual.

Sulmuesi francez ka pasur një sezon mbresëlënës me PSG-në, duke shënuar 35 gola dhe dhënë 16 asistime në 52 paraqitje.

Trajneri deklaroi se Parisit i duhet fitorja ndaj Chelseat, në mënyrë që Dembele të fitojë Topin e Artë.

“Nëse PSG fiton kundër Chelseat, për mua është mbyllur puna, Dembele duhet ta fitojë Topin e Artë”, tha Dupraz.

Ai theksoi se kjo ishte një pikëpamje personale dhe modeste, nga këndvështrimi i një vëzhguesi jashtë skenës së brendshme të futbollit.

Sipas tij, gazetarët që votojnë për çmimin ndonjëherë e interpretojnë ndryshe ndikimin e lojtarëve, veçanërisht në ndeshje të mëdha si finalet.

Megjithatë, një paraqitje e shkëlqyer kundër Chelseat mund të rrisë ndjeshëm shanset e Dembeles për të fituar çmimin më të madh individual në futboll.