75 Mall Live Search
13:06 / E Mërkurë, 07 Shtator 2022 / C E

Ish-trajneri i Dortmundit pritet të marr drejtimin e Leipzigut

Përvec Chelseas që shkarkoi Tuchelin, edhe Leipzig ka ndarë rrugët me Domenico Todescon.

Humbja ndaj Shakhtar Donetsk dhe pesë pikë në pesë ndeshjet e para në Bundesligë kanë qenë të pafalshme për trajnerin, shkruan Indeksonline.

Tani Leipzig është duke shikuar trajnerin ideal për ta zëvendësuar Todescon para ndeshjes së fundjavës kundër Dortmunidt.

Nuk dihet ende se kush do ta drejtojë skuadrën, por sipas “Sky Germany”, kandidati kryesor për momentin është Marco Rose , i cili aktualisht është i lirë pasi ka drejtuar Borussia Dortmund sezonin e kaluar. /IndeksOnline/