75 Mall Live Search
19:11 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / Blerim

Ish-trajneri i Irlandës i pa fat | Skuadra e Nuhiut e shkarkon pas 2 muajsh

Për shkak rezultateve të dobëta, dje skuadra kampione në Qipro, APOEL ka shkarkuar trajnerin e tyre, MekKartin.

Majk MekKarti, një trajner i njohur për drejtimin e Sanderlend, Wolverhempton, madje edhe me ekipin kombëtar irlandez, u shkarkua nga APOEL Nikosia, pas vetëm dy muajsh në krye të skuadrës qipriote, shkruan IndeksOnline

Me humbjen 2:1 ndaj Doxa, kryesia e klubit vendosi që ta shkarkoi nga detyra e trajnerit, Majk MekKartin.

Kujtojmë se pjesë e ekipit të APOEL është edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu.