75 Mall Live Search
13:35 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ish-trajneri i Kosovës Albert Bunjaki, riaktivizon llogarinë në Facebook

Kombëtarja e Kosovës u drejtua për plot 8 vite nga Albert Bunjaki. Trajneri shqiptar gjatë viteve të fundit, kishte mbyllur llogarinë e tij në Facebook.

Kjo kishte ndodhur si rezultat i polemikave të shumta, futbollistëve të ftuar dhe rezultateve në kualifikimet në kampionatin botëror, ku Kosova kishte 9 humbje nga 10 ndeshje, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, Bunjaki është riktheyer në botën e rrjeteve sociale. Ai ka riaktivizuar llogarinë në Facebook.

Kujtojmë që 48-vjeçari nuk e ka udhëhequr asnjë skuadër prejse u largua nga Kombëtarja e Kosovës në vitin 2017.

/Indeksonline/