Ish-trajneri i Kosovës komenton shortin: Më mirë para 13 mijë shqiptarëve se sa para 60 mijë turqve
Kosova ka mësuar kundërshtarët për play-offin e Kupës së Botës.
‘’Dardanët’’ në ndeshjen e parë do të luajnë si mysafire e Sllovakisë, e cila zhvillohet me 26 mars të vitit të ardhshëm, shkruan IndeksOnline.
Nëse kalohet Sllovakia, Kosova në ndeshjen e dytë do të jetë nikoqire ku e pret fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani.
Ish-trajneri i Kosovës U19, Adil Maliqi, në një prononcim për IndeksOnline, është shprehur I bindur se Kosova ka gjasa reale të sigurojë kualifikimin historik në Kampionatin Botëror.
‘’I llogariti skuadrat shumë afër me njëra tjetrën të barabarta, mendoj se jena pak më të mirë se Sllovakia, mundemi me fitua, një kualifikim në raundin tjetër është I mundshëm, ku mendoj se Turqia do të kaloj tutje ndaj Rumanisë’’, ka deklaruar Maliqi për IndeksOnline.

Ai komentoi edhe përballjen e mundshme me Turqinë, dhe a do të ketë gjasa Kosova të mposht kombëtaren turke.
‘’Turqia është një skuadër shumë e fortë por nuk është konstante, ka disa lëshime katastrofike, po e marr si shembull, në një ndeshje mundet ta mposhtë Spanjën derisa në ndeshjen tjetër barazon me Andorën, përformanca e tyre është shumë luhatshme. Turqinë e shoh favoritë edhe ndaj neve por në një ditë të mirë mund edhe të fitojmë’’ tha Maliqi.

Ish-trajneri i Kosovës U21, po ashtu tha se Kosova do të ketë përparësinë si vendas në ndeshjen ndaj Turqisë për faktin se më mirë është të luajnë para tifozëve shqiptarë.
‘’Më mirë me luajt para 13 mijë shqiptarëve se para 60 mijë turqve, ka diferencë të madhe ajo. Duhet me u përgatit mirë për ndeshjen me Sllovakinë, i këna ata lojtarët individual që munden me bo dallimin edhe kur loja nuk ec në favorin tonë, po ashtu me Turqinë mendoj se mundemi me fitua në një ditë të mirë.’’, deklaroi Adil Maliqi për IndeksOnline.
Intervistë nga gazetari, Gjelbrim Shabani.


