75 Mall Live Search
11:11 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ish trajneri i Prishtinës i pakënaqur me lojën e skuadrës

Prishtina nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj St Joseph’s me rezultatin 1:1 në kuadër të gara parakualifikuese në Ligën e Evropës.

Ish-trajneri i Prishtinës, Jusuf Tortoshi, nuk u shpreh i kënaqur me lojën e ekipit të Mirel Josës.

“Nuk mund të themi që Prishtina luajti mirë sepse nuk i patëm komponentët përbërës të lojës së mirë. Hasëm në një kundërshtar të ngjeshur dhe humbëm pikën e vetme referente që ishte Alban Shillova”, deklaroi Tortoshi për RTK.

“Në përgjithësi s’mund të them që jam i kënaqur me lojën. Kundërshtari provoi në të gjitha mënyrat, madje edhe me vonesa të lojës dhe ia doli. Ndeshja e kthimit do të jetë shumë më ndryshe”, shtoi ai.