75 Mall Live Search
14:00 / E Shtunë, 23 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ish-trajneri i Realit diagnostikohet me kancer në lëkurë

Vanderlei Luxemburgo, ish-trajneri i Real Madridit (aktualisht në krye të Vasco da Gama), është diagnostikuar me kancer të lëkurës këtë javë, sipas uebfaqes braziliane “Globosporte”.

Media në fjalë tregon se 67-vjeçari kishte shkuar t’i hiqte te tri pika të vogla në hundë. Mjekët bënë edhe biopsinë e materialit të hequr, i cili rezultoi malinj, shkruan Telesport.

Trajneri do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni pastrimi të zonës malinje.

Mediumi në fjalë raporton se Luxemburgo duhet që të pushojë tre muaj.