14:15 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ish-trajneri i Tottenham-it: Eriksen nuk është në nivelin e De Bruyne-t

Ish-trajneri i Tottenham-it, Tim Sherwood, ka vënë në pikëpyetje reputacionin e mesfushorit, Christian Eriksen.

Eriksen është i lidhur me një kalim te Reali këtë muaj, shkruan Indeksonline.

Sherwood krahasoj Eriksenin me De Bruyne dhe nuk mendon se danezi është në po të njëjtin nivel.

“Kemi biseduar për Eriksenin para ndeshjes. Mendojmë se është një yll botëror, i cili do të jetë në nivelin e njëjtë ku do që të transferohet. Kevin De Bruyne është në nivel me te lartë, mund të luaj në çdo ekip, mirëpo është në Manchester City. Është shumë i rëndësishëm në ekip”, deklaroi ai. /IndeksOnline/