20:08 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ish-trajneri kosovar: Kosova s’është Kombëtare, unë e quaj Përfaqësuese

Që prej pranimit në FIFA dhe në UEFA, ka pasur dilema nëse Kosova duhet të quhet Kombëtare apo Përfaqësuese.

Çështjen në fjalë, tani, e ka komentuar edhe ish-trajneri i KEK-ut, Fetah Veliu.

Veliu, i ftuar në ”90 Plus”, ka thënë se Kosova duhet të quhet Përfaqësuese, transmeton IndeksOnline.

”Kosova duhet quajtur Përfaqësuese dhe jo Kombëtare. Kështu e quaj unë”, tha Veliu.

Tutje, Veliu ka folur edhe për punën e deritashme të trajnerit, Challandes: ”Nuk mund ta vlerësojmë punën e tij për dy muaj”.

”Por, duhet të ndihemi me fat që kemi në dispozicion lojtarë kaq të mirë”, u shpreh Veliu./IndeksOnline/