75 Mall Live Search
15:24 / E Hënë, 01 Janar 2024 / Gj. Sh

Ish-trajneri në Superligën e Kosovës pjesë e Big Brother VIP 3

Big Brother Albania VIP është sensacioni më i madh i 3 viteve të fundit në Shqipëri. Që nga reality-show i parë rekordet sa vijnë e thyen duke nisur me dyshen Donald – Ilir në BBVA1 dhe për të thyer çdo rekord tjetër me fenomenin Luiz Ejlli në këtë të fundit.

Sipas portalit shqiptar, “Newssport.al”, ish-trajneri i Feronikelit dhe SC Gjilanit, Klodian Duro pritet të jetë pjesë e edicionit të tretë në Big Brother Albania VIP 3, shkruan IndeksOnline

46-vjeçari për momentin është i papunë dhe skuadra e fundit që menaxhoi ishte pikërisht ajo nga Superliga e Kosovës, Gjilani.

Kujtojmë që Klodian Duro ishte edhe futbollist i Kombëtares së Shqipërisë, kurse luajti për ekipet si: Samunspor, Tirana, Elbasani, Arminia Bielfeld etj.

Klodian Duro takes over the leadership of Gjilan - KOHA.net