Ish-ushtarët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë kanë votuar dje

Ish- ushtarët e UÇK-së që janë duke u mbajtur në paraburgim në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët tjerë, kanë votuar dje për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ata e kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së.
“Mund t’iu konfirmoj se shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së”, ka theksuar Valmir Elezi.