75 Mall Live Search
13:48 / E Martë, 22 Qershor 2021 / OSH

Ish-ushtari i KFOR-it ndan momente nga koha kur ishte në Kosovë

Ish-ushtari i KFOR-it, Kenneth Andresen ka ndarë sot momente të tij nga koha kur ishte ushtar.

Ish-ushtari i KFOR-it norvegjez, Kenneth Andersen, ka publikuar fotografi të kohës kur ishte ushtar.

Andersen ka shpërndarë në Twitter foto gjatë vendosjes së KFOR-it në Kosovë, ai ka shkruar se ka pasur kohë edhe për pushim dhe rekreacion.

“Gjatë vendosjes së KFOR-it në Kosovë. Kishte gjithashtu kohë për pushim dhe rekreacion”, shkruan ai.

Andersen vazhdimisht publikon në Twitter momente që kanë të bëjnë me kohën kur ai ishte me shërbim në Kosovë.