Ish-ushtari i UÇK-së emërohet nënkryetar i Deçanit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e kaluara lokale ka fituar sërish komunën e Deçanit, dhe atë pa balotazh.
Kryetari i kësaj komune përmes një njoftimi në Facebook, ka konfirmuar se edhe në këtë mandat ka emëruar nënkryetar Sami Cacajn.
Njoftimi i plotë:
Sot, kam emëruar nënkryetar të komunës z. Sami Cacaj,
Samiu, një jurist i diplomuar, ish ushtar i UÇK-së, vëllau i Dëshmorit Nagip Cacaj, ka qenë nënkryetar edhe në mandatin e kaluar, i cili me punën dhe përkushtimin e tij, na ka bërë nder të kemi një njeri si ai në komunë, por edhe në shoqërinë tonë!
Na priftë e mbara!
BR