Ish-ushtari që fiton mbi 1000 euro në ditë si pornostar
Një ish-ushtar ka treguar se ai fiton mbi 1000 euro në ditë duke bërë pornografi gay.
Daniel McGraffin, i zbuloi të gjitha në dokumentarin e ri të Kanalit 5, The Sex Business: Swinging Two Ways, i cili u transmetua të enjten (24 tetor).
Ai foli për mënyrën sesi bëri pornografi gay pas largimit nga ushtria, duke lënë shumë njerëz të besojnë se ai duhet te jetë biseksual, transmeton Indeksonline.
Daniel tha se shërbeu tetë muaj në burgun ushtarak dhe pasi u lirua punoi në palestër si pastrues. Por ai vazhdoi të punojë edhe si trajner personal dhe DJ, dhe rastësisht u fut në pornografi.
Danielit i’u ofruan 750£ për një xhirim të shkurtër.
Pas kësaj, ai hulumtoi vetë dhe aplikoi për punë në Lucas Entertainment, me kontratë tre vjeçare.
Krijuesit e dokumentarëve gjithashtu folën për të dashurën e Danielit Freya, e cila tha se ajo nuk interesohej nëse njerëzit mendonin se i dashuri i saj ishte gay.
Megjithëse vëllezërit dhe motrat e Danielit e dinë se çfarë punë bën, ai thotë se mamaja e tij nuk e ka idenë se bën pornografi./Indeksonline/